Juventusi është në kërkim të një qendërsulmuesi për të përforcuar sulmin e tyre në merkaton e dimrit. Sipas ‘Tuttosport’ , tingëllon shumë i fortë emri i Sardar Azmoun , sulmuesit iranian 27-vjeçar i Zenit Shën Petersburg, i cili ka një kontratë që skadon në qershor. Për të, Zeniti kërkon pesë milionë euro , Juventus ka përgatitur një ofertë pak më të ulët dhe pret një përgjigje gjatë javës së ardhshme.
Karakteristikat e Azmoun korrespondojnë me ato të bombarduesit që do të dëshironte trajneri i Juventusit, fizik, luftëtar, i aftë për të luajtur si qendërsulmues. Ardhja e Azmoun do të garantonte një sulmues standard dhe mund t’i hapte derën Barçës te Morata. Ky nënshkrim, për më tepër, nuk cenon kapacitetin shpenzues të Juventusit për verën, kur futet një sulmues i madh. Objektivi i madh është Dushan Vlahovic.
Në rast se Vlahovic është i pamundur, ‘biankonerët’ mund të shkojnë për Gianluca Scamacca, për të cilin duhet të ketë një takim në ditët në vijim, ku do të marrin pjesë menaxheri i Juventusit Federico Cherubini dhe CEO i Sassuolo, Giovanni Carnevali. r.t/albeu.com