Juventusi dhe Barcelona dëshirojnë të arrihet një marrëveshje për shkëmbimin, Dembele – Dybala

Paulo Dybala dhe Osmane Dembele mund të largohen nga klubet e tyre.

Juventusi dhe Barcelona do të mund të bëjnë një marrëveshje të re shkëmbimi, pas shkëmbimit që bënë me Pjanic dhe Arthur.

Fjala bëhet për sulmuesit, Paulo Dybala dhe Osmane Dembele.

Sipas “Tuttosport”, Juventusi kërkon që ta largojë Dybalan nga Torino në çfarëdo menyre.

Arsyeja e largimit, është kërkesa e madhe për rritje të pagës nga argjentinasi, dhe këtë gjë drejtuesit “Bianconerë” nuk janë në gjendje t’ja plotësojnë.

Sipas artikullit, Juventusi dhe Barcelona mund të hyjnë në negociata për një shkëmbim të Dybalas dhe Dembeles.

Dybala nuk ka rinovuar kontratën ende, ndërsa në anën tjetër as Dembele nuk ka rinovuar me Barçën, që do të thotë se situata me të dy futbollistët është e ngjajshme duke i bërë ideale kushtet për një shkëmbim të mundshem./

Shtuar 29.03.2021 01:03