Emocione të forta dhe me lot në sy, Emina Çunmulaj ndan fotot e rralla nga lindja e vajzës (FOTO LAJM)

Thonë se dita më e bukur për një grua është ajo në të cilën sjellë në jetë frytin e saj të dashurisë, e çdo gjë merr një tjetër kuptim.

Thënë këtë, ditën më të bukur të jetës së saj, Emina Çunmulaj kujton atë në të cilën solli në jetë vajzën e saj, Ella. Me disa foto plot emocione, me lot dhe të voglën në krahë, Emina është kthyer pas në kohë dukë shkruar:

“Një ditë që nuk do e harroj kurrë. Ndjenja më e bukur, Ella Faria që erdhi tek ne. Lot gëzimi dhe bekime”.

Çunmulaj është mami e dy vajzave, Ella Faria dhe Mia Soraya, të cilat e shoqërojnë mamin në çdo moment.

Shtuar 29.03.2021 01:03