“Jo, Katalonja fitoi Kupën e Botës, 10 lojtarë ishin nga Barcelona”, Eric Cantona inatos fort Spanjën dhe fansat e saj

Për fjalët e tij do të flitet gjatë.

Eric Cantona krijoi një skandal të madh në Spanjë, pasi ofendoi shumë njerëz me fjalët e tij.

Futbollisti i njohur francez ishte i ftuar në një forum ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Njëri prej tyre përmendi sesi “furia e kuqe” fitoi dy trofe në kampionatet evropiane dhe një në kampionatin botëror, më saktë në Botërorin 2010.

Kjo u pasua nga një përgjigje brutale nga Cantona, e cila tërboi një numër të madh spanjollësh.

“Jo, Katalonja fitoi Kupën e Botës. Dhjetë lojtarë ishin nga Barcelona. Gjyshërit e mi janë nga Katalonja dhe Barcelona. Ata ikën në Francë në vitin 1939 gjatë Luftës Civile Spanjolle”, tha francezi.

Kujtojmë se çështja katalanase prej vitesh ka qenë temë e nxehtë në Spanjë dhe duket qartë se me këtë deklaratë ai shkaktoi një furtunë të madhe në atë vend. /albeu.com/