Jasir Asani di të shënojë vetëm super gola, shikoni “perlën” e radhës (VIDEO)

Jasir Asani ka shënuar ditën e sotme një eurogol me skuadrën e Kisvarda në kampionati hungarez. Ish-sulmuesi i Partizanit me golin e tij ka mahnitur të gjithë të pranishmit.

Në minutën e 22-të Asani dhuroi një perlë të vërtetë duke i dhuruar ekipit të tij avantazhin e dyfishtë kundër MOL Fehervar.

Të lidhura

None found

26-vjeçari nga Shkupi gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare me një gjuajtje fantastike me të majtën. Ky ishte goli i katërt sezonal i Asanit në OTP Bank Liga.

Kisvarda fitoi 2-1 në shtëpi kundër MOL Fehervar dhe për momentin renditet në vend të dytë me 30 pikë, dy më pak se Ferencavaros që ka luajtur një ndeshje më pak.


Shtuar më 5.12.2021 16:51