Aksident me vdekje në Fier, zetori me një 55-vjeçar e një 10-vjeçare brenda bie në kanal

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Fier.

Sipas burimeve, një zetor është rrëzuar në një kanal dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një 55-vjeçar dhe është plagosur e bija e tij, 10-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 5.12.2021 16:41