“Jam shumë krenar që do qëndroj”, Morata flet pas rinovimit me një vit te Juve (VIDEO)

“Mezi pres të ju përqafoj të gjithëve përsëri”, tha Alvaro Morata për tifozët e Juventusit një ditë pas njoftimit të rinovimit të huazimit nga Atletico Madrid deri në 2022:

“Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj. Të gjithë e dini se sa e rëndësishme është për mua të jem edhe një vit te Juventus, jam shumë i lumtur dhe shumë krenar, mezi po pres të jem në gjendje të ndaj momente të tjera me ju në stadium. Tani unë përqendrohem në Kampionatin Evropian, i cili është shumë i rëndësishëm, por mezi po pres që t’ju përqafoj të gjithë përsëri. Juve gjithmonë”, tha spanjolli në një postim në Instagram publikuar nga faqja zyrtare e Juventusit. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juventus (@juventus)


Shtuar 16.06.2021 14:54

Tags: , ,