Kërkuan mbi 1 milion euro dëmshpërblim, rrëzohet kërkesa e familjarëve të Artan Cukut

Gjykata Administrative rrëzon kërkesen për dëmshperblim të familjareve të  ish-komisar Artan Cuku.

Familjaret kishin kërkuar nga Ministria e Brendshme si dëmshperblim shumën mbi 1milion euro për humbjen e familjarit të tyre ish-efektiv policie, i cili ishte kërcënuar dhe më parë dhe shteti nuk kishte marrë masa.

Por kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykata administrative me argumentin se nuk ka lidhje të drejperdrejtë të shtetit me vrasjen e tij.

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë ne hyrje të liqenit artificial ne 8 prill të vitit 2017. Nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës në kohën që ka qene drejtues në Vlorë./albeu.com