Ish-trajneri i Kosovës, Alain Giresse, rikthehet në Afrikë me një detyrë të re

Alain Giresse, i cili dikur drejtonte kombëtaren e Kosovës në futboll, ka marrë një post të ri drejtues te përfaqësuesja e Gabonit.

Të lidhura

None found

Siç njofton e përditshmja sportive franceze L’Equipe, trajneri 73-vjeçar tashmë është caktuar drejtor teknik i “Panterave”. Ndërkohë, stoli i trajnerit të parë i është besuar Sebastien Migne, i cili së fundmi drejtoi Haitin në Kupën e Botës.

Për Giresse, kjo shënon një rikthim në një ambient të njohur, pasi me Gabonin ka një histori të veçantë. Pikërisht me këtë kombëtare, ish-mesfushori i Francës nisi karrierën e tij si trajner, duke e udhëhequr ekipin nga viti 2006 deri në 2010.

“Ndjej një lidhje të fortë me këtë vend. Më ka transformuar si njeri,” u shpreh Giresse për rikthimin e tij në Gabon.

Giresse konsiderohet një ndër lojtarët më të shquar të epokës së tij. Ai ka veshur fanellën e Kombëtares së Francës dhe në vitin 1982 u rendit i dyti në garën për “Topin e Artë”, i mposhtur vetëm nga italiani Paolo Rossi.

Tekniku francez qëndroi në krye të Përfaqësueses së Kosovës nga shkurti i vitit 2022 deri në qershor të vitit 2023.

Gjatë periudhës 14-ndeshëshe në drejtimin e “Dardanëve”, bilanci i tij ishte katër fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje.


matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetganobetbetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet