Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, dyshohet për shpërndarje droge

Olgerd Muka, ish-futbollist i Kombëtares së Shqipërisë dhe i disa klubeve të njohura shqiptare, është arrestuar nga policia franceze me dyshimin se shpërndante lëndë narkotike.

Të lidhura

None found

Ndalimi i tij është kryer në qytetin francez të Dizhonit, pasi autoritetet e kishin mbajtur nën monitorim për më shumë se 10 ditë.

Mediat franceze raportojnë se policia ndërhyri duke vënë në pranga Mukën dhe një tjetër shtetas shqiptar. Të dy dyshohet se shisnin kokainë në një park të qytetit.

Pas arrestimit, 46-vjeçari është paraqitur në gjykatë, ku ka treguar variantin e tij të ngjarjes dhe ka shpjeguar shkaqet që, sipas tij, e shtynë të ndërmerrte këtë veprim.

“Rreth 18 muaj më parë kalova një sëmundje dhe më shkarkuan nga puna”, raportohet të ketë deklaruar Muka në dëshminë e tij, ndërsa ka pretenduar se kjo zgjedhje erdhi si pasojë e vështirësive ekonomike.

Gjatë karrierës së tij të gjatë në futbollin shqiptar, Muka ka luajtur për Lushnjën, Teutën, Dinamon, Bylisin, Flamurtarin, Partizanin dhe Besën. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare në disa takime miqësore.

Pasi i dha fund karrierës si lojtar, ish-futbollisti nisi të punonte si trajner. Megjithatë, sipas dëshmisë së tij, problemet shëndetësore dhe humbja e punës sollën vështirësi financiare për të dhe familjen.

Olgerd Muka tashmë do të përballet në Francë me procedurat ligjore lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.


Shtuar 5.08.2026 19:59

holiganbetElexbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetMadridbetMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet