Prej 67 ditësh, protesta në Sheshin “Skënderbej” po vazhdon me pjesëmarrës që kundërshtojnë qeverinë dhe kërkojnë ndryshime në politikën e vendit.
Një prej qytetarëve të pranishëm në tubim shprehu pakënaqësi për gjendjen politike dhe sociale në Shqipëri, ndërsa artikuloi akuza të forta lidhur me qeverisjen dhe historinë e vendit.
Të lidhura
None found
Në fjalën e mbajtur nga sheshi, protestuesi e cilësoi Shqipërinë si një vend me vlera të mëdha, por pretendoi se ndërhyrjet dhe ndikimet e huaja ndër vite e kanë dëmtuar atë.
“Për 500 vite turku na ndërroi fenë, Rama na ndërroi kombin. Ky është vendi më i bukur në botë, por ka mallkim. Që nga viti 1940 e komandojnë sllavët, serbët. Kosova është 100 vite para nesh, edhe pse ka vetëm 20 vite shtet. Ju përgëzoj si televizion”, deklaroi qytetari.
