Sir Alex Ferguson i dha lamtumirën klubit të Manchester United në vitin 2013, teksa prej atij momentin Djajtë e Kuq nuk fitojnë më titullin e Premier League, ndërsa nuk kanë qenë mjaftueshëm konkurrues për të garuar me Manchester City, Liverpool apo Chelsea.
Sakaq, klubin nuk e shpëton as një trofe i Europa League më vitin 2017 ndaj Ajax, teksa ish-asistenti i Ferguson, Rene Meulensteen thekson se United e ka humbur identitetin dhe se vetëm një trajner si Guardiola apo Klopp mund t’i rikthejë në rrugën e suksesit.“Pjesa më e keqe në vitet e fundit për Manchester United është se ata kanë humbur identitetin.
Ajo ndërtoi Ferguson është hedhur poshtë, tashmë ata kanë futbollin e tyre dhe nuk është keq. Zhvillojnë një lojë atraktive, por ai futbolli që identifikonte United nuk është më.
Nëse kërkon të jesh i suksesshëm atëherë duhet të kesh vazhdimësi ashtu siç kanë bërë Jurgen Klopp me Liverpool dhe Pep Guardiola me Manchester City”, u shpreh Meulensteen.