E zhgënyer nga Arjola, plas debati LIVE mes Adrianës dhe Egzonës: Do ishte ende brenda

Ditën e sotme në emisionin “Fan Club BB VIP” është komentuar zgjedhja e Arjola Demirit për të mos hapur kutinë e pandorës, edhe pse e dinte se në të ishte një udhëtim për të dhe 3 fëmijët e saj.

Për të folur për këtë ishte mikja e saj, Adriana Matoshi, e cila u shpreh se nuk ishte ajo dëshira kryesore dhe për këtë arsye nuk e hapi kutinë. Sipas saj, kur ka parë se nuk është kjo dëshirë, ajo ka vendosur që të penalizojë banorët e tjerë në këtë pikë të lojës.

Por jo vetëm kaq, pasi aktorja e njohur ka komentuar edhe fjalët që Egzona ka thënë kundrejt Demirit. Moderatorja e njohur tha në “Fan Club” se priste që Arjola ta priste më mirë, por nuk ndodhi ashtu.

Lidhur me këtë, Matoshi u shpreh se ka qenë Egzona që nuk i ka shkuar pranë Arjolës, pasi ka qëndruar vetëm me Donaldin.

Biseda mes Egzonës dhe Adrianës në Fan Club:

Adriana: Po të ishte afruar me Arjolën do ishte në shtëpi ende, jo me Donaldin, i cili e ka penalizuar. E kam ditur që nuk është ashtu marrëdhënia e saj me të, se e njoh se është me një inteligjence të jashtëzakonshme.

Egzona: Unë kam pasur super biseda me Ilirin, i cili para se të dilja më ka thënë “faleminderit për pyetjet”. Kam biseduar me Einxhel, Monikën, Dagz, Trixën

Adriana: Ti çka po mendon për Arjolën? Nuk është personi që ti po thua. Ti ke nejt me Donaldin

Egzona: Ti ma mirë se të gjithë ne që jemi në studio, më njeh. Unë e vlerësoj punën e saj, dhe atë. Unë kam zgjedh Arjolën në listën që ta kem në finale, pavarësisht të gjithave. Të fitojë për arsyen që është futur, por jo për mënyrën se si kam pa unë lojën e saj. E di se nuk ka asnjë arsye personale me mua. Arjola nuk më ka mua konkurrente, por ka rivalë Ilirin dhe Donaldin.

Shtuar 30.01.2022 13:52