Irritimi i Ronaldos pas golit të anulluar, “plas” në tokë shiritin e kapitenit (VIDEO)

Ndeshja e zhvilluar për fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’ mes Serbisë dhe Portugalisë u mbyll me barazim 2 me 2.

Në fund të ndeshjes, Ronaldo shënoi një gol ,por gjyqtari nuk e cilësoi si të rregullt. Goditja e yllit portugez përfundoi në portë dhe kaloi vijën, por mbrojtësi serb e largoi atë duke e vënë gjyqtarin e ndeshjes në dyshim dhe goli s’u pranua.

Ronaldo nuk arriti ta kuptonte këtë, duke iu drejtuar gjyqtarëve me dorë me pretekstin se topi kishte kaluar vijën pothuajse një metër.

Në fund të ndeshjes, lojtari i Juventusit u largua tejet nervoz, saqë hodhi në fushë edhe shiritin e kapitenit.

Me këtë barazim, dy kombëtaret tani kanë nga 4 pikë. Serbia gjendet në pozitën e parë për shkak të golaverazhit, kurse Portugalia në pozitën e dytë.


Shtuar 27.03.2021 23:07