E pabesueshme, Ronaldos iu mohua një gol i rregullt në minutat e fundit ndaj Serbisë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka dalë nga fusha tejet i frustruar pas mos akordimin të golit nga gjyqtari i ndeshjes.

Serbia dhe Portugalia u ndanë me rezultatin baras, 2-2 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”.

Por, në minuntën e 92′ portugezi, Cristiano Ronaldo doli para portës ku goditi topin dhe në fund mbrojtësi serb pastroi topin nga vija e portës.

Sipas xhirimeve, rasti duket i dyshimtë, edhe pse nga këndi i kamerës duket se topi ka kaluar vijën.

Ronaldo doli nga ndeshja, madje hodhi edhe shiritin e kapitenit dhe u ndëshkua me të verdhë. Gjyqtari i ndeshjes vendosi që goli nuk do pranohet.


Shtuar 27.03.2021 22:51