Iu bashkua Ramës, aktorja e njohur: PD ma mbylli derën në fytyrë!

Aktorja Arjola Demiri ka treguar mbrëmjen e sotme se i është bashkuar Partisë Socialiste pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme me Partinë Demokratike.

Ajo tha se më herët ka qenë një mbështetëse e PD dhe ka pritur që t’i bënin një ftesë, pork jo nuk ndodhi. Aktorja u shpreh në emisionin “Soiree” se PD ia kishte mbyllur disa herë derën në fytyrë, edhe pse ajo ishte nënë me 3 fëmijë në kushte të vështira.

“Duke pasur një zhgënjim shumë të madh prej atyre që kisha mbështetur, ku nuk gjeta asnjë derë të hapur. Unë zakonisht jam prirur që të pëlqej zgjedhjen e prindërve, dhe padashur jam ndikuar. Prita që të më ftonte Partia Demokratike në fakt.

Më thirrën dhe më thanë ‘do na japësh votën’, por unë i thash ‘më vjen keq por votoj në Tiranë’ dhe kam votuar njëherë në jetën time dhe atë votë ia kam dhënë Partisë Demokratike.

Duke qenë se nuk gjeta asnjë derë të hapur për të më mbështetur mua në situatën në të cilën ndodhesha, se i bie jo vetëm interes, që ti kur ke interes për mua vjen më troket në derë dhe ke gjithë mbështetjen e një farefisi shumë të madh qoftë nga ana e mamit qoftë nga ana e babit.

Prita që do më bënin një ftesë por rrethi ishte ngushtuar. Ftesa e Partisë Socialiste ishte që “Arjola na duhet një vajzë si ti” dhe thashë “po” menjëherë. Ndërsa Partia Demoraktike më kishte mbyllur disa herë derën në fytyrë, një nëne me 3 fëmijë në kushte shumë të vështira”, u shpreh Arjola Demiri. /abcnews.al

 


Shtuar 27.03.2021 22:58