Inzaghi: Kualifikimi në Champions është në duart tona, tani të përgatitemi për derbin

Simone Inzaghi ka mbetur shumë i kënaqur nga ekipi i tij mbrëmjen e djeshme me atë fitore në Moldavi me rezultatin 1-3 ndaj Sheriff-it.

Jam shumë i kënaqur nga djemtë, bënë një lojë perfekte duke i mbyllur mundësitë kundërshtarit. Sheriff është një ekip i rrezikshëm dhe ne e bëmë detyrën tonë duke kontrolluar ndeshjen për 90’ minuta.

Tashmë kualifikim është në duart tona, duhet vetëm të fitojmë dhe mos të shohim rezultatet e kundërshtarit. Të dielën kemi derbin, duhet të përgatitemi në mënyrë perfekte dhe të bëjmë një lojë të bukur.

Nëntë golashënues në ndeshjet e fundit? Jam shumë i kënaqur për këtë gjë sepse tregon se luajmë si ekip dhe punojmë si ekip, për ne nuk ka rëndësi kush shënon, rëndësi ka që përfshihemi të gjithë në lojë dhe krijojmë rastë goli për të gjithë lojtarët.

Kështu është shprehur tekniku i Inter-it pas sfidës së djeshme./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.11.2021 08:27

Tags: ,