CHAMPIONS/ Pas Juventusit dhe Bayernit, këto janë dy skuadrat e radhës që sigurojnë kualifikimin

Pas ndeshjeve të luajtura sonte janë mësuar edhe dy ekipe tjera që tashmë kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.

Bëhet fjalë për Liverpoolin dhe Ajaxin që tani matematikisht janë kualifikuar.

Liverpooli pas katër xhirove të para prin në grupin B me 12 pikë dhe ka shtatë më shumë se Porto e vendit të dytë duke siguruar kështu kalimin tutje nga pozita e parë.

Ajaxi poashtu ka pikët e plota në grupin C 12 pikë, gjashtë më shumë se Dortmundi dhe Sportingu dhe gjithashtu ka siguruar një vend tutje.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ekipet tjera që do t’iu bashkohen Juventusit, Bayernit, Liverpoolit dhe Ajaxit. /albeu.com


Shtuar 4.11.2021 08:26