Interi në presion për Lukakun, “zbarkon” oferta 100 milion euro nga ish-klubi i belgut

Verën e kaluar, Chelsea shpenzoi pothuajse 200 mln euro për të përforcuar skuadrën e Lampard por ky i fundit e pësoi keq duke u shkarkuar madje rrezikoi sezonin që po e shpëton Thomas Tuchel. Me gjermanin në krye, “Blutë e Londrës” janë në renditje komode që i siguron Championsin por edhe kanë barazuar gjysmëfinalen e parë me Real Madrid prandaj Abramovich është gati t’i bëjë një dhuratë për rezultatet e mira.

Emri që ka kërkuar Tuchel është Haaland por ky ka marrë një tjetër vendim dhe tani goditja e madhe mund të jetë Romelu Lukaku. Bomberi belg po udhëheq Interin te titulli pas shumë vitesh dhe ka shënuar 21 gola me 9 asiste çka shihet si Tuchel si golashënuesi perfekt për ekipin e tij. Në verë, Chelsea bleu Timo Werner për 50 mln Euro por sulmuesi gjerman rezultoi një dështim teksa edhe Abraham nuk po bën mire dhe Lukaku do të zgjidhte hallet e tij ndonëse nuk do të jetë e lehtë për ta shkëputur nga Interi.

Ai është i pashitshëm për Conten dhe vetëm drejtuesit mund të tundoheshin nga një ofertë e tillë duke parë problemet financiare që po kalon Interi. Nuk përjashtohet të kishte një shkëmbim lojtarësh plus para nga ana e Chelseat pasi kujtojmë se lojtarë si Emerson, Giroud apo Kante i pëlqejnë së tepërmi Contes.


Shtuar 29.04.2021 13:53