Dua Lipa tregon si dukej adoleshente dhe rrjeti u ëmbëlsua

Ka mahnitur botën jo vetëm me talentin e saj në muzikë, por gjithashtu me ëmbëlsinë dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Dua Lipa është bërë një zë i fuqishëm dhe sukseset e saj janë të pafundme. Bukuroshja shqiptare është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit.

Së fundmi, Dua është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto kur ka qenë adoleshente. Ajo ka ndarë një kolazh me foto, ku duket se nuk ka ndryshuar aspak dhe vazhdon të ruajë ëmbëlsinë edhe sot. Kujtojmë që kohët e fundit Dua është angazhuar në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation”.

Dua tregoi se mbrëmja e bamirësisë tashmë ka mbledhur 3 milionë dollarë për të luftuar HIV. “EJAF mblodhi 3 milionë dollarë për të luftuar HIV / AIDS faleminderit të gjithëve që më ndoqët!”, shkroi Lipa në rrjete sociale.


Shtuar 29.04.2021 13:51