Inter fiton minimalisht dhe përfundon vitin 2021 në vendin e parë (VIDEO)

Inter ka arritur të fitojë minimalisht në Meazza ndaj Torinos me rezultatin minimal 1-0.

Goli u realizua në minutën e 30-të nga holandezi Dumfries. Goli ka ardhur pas një topi të rikuperuar në zonën zikaltër dhe më pas nisën një kundërsulm të shpejtë ku Dzeko asiston Dufries dhe ky i fundit e dërgon në rrjetë.

Loja ka qënë totalisht e barabartë pasi Torino rrezikoi disa herë por nuk u tregua konkrete në realizimin e golit.

Interi e ka mbyllur tashmë vitin 2021 në vendin e parë në kuotën e 46 pikëve si kampione e dimrit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.12.2021 20:27