Ilir Daja: Bëmë një ndeshje të mirë, mungesat nuk janë justifikim

Daja është shfaqur shumë i zhgenjyer pas humbjes në derrbi ndaj Tiranës.

Tekniku i “demave të kuq” ka analizuar ndeshjen dhe thekson gabimin e mbrojtësit tek penalltia.

“Kemi humbur një derbi që u vendos nga një episod, pasi më vjen keq që një mbrojtës me eksperiencë si Belica shkakton faull në një situatë ku nuk ka asnjë rrezikshmëri. Nuk dua të justifikohem për mungesat që kishim, por më vjen keq për episodin. Besoj që për shumicën e kohës e kemi mbajtur kundërshtarin te gjysmëfusha e tij. Nëse do të kishim luajtur keq, do të flisnim ndryshe, por unë them se bëmë shumë mirë, ndonëse kishim shumë lojtarë të rinj dhe disa luanin për herë të parë një derbi. Besoj që do të dalim shumë shpejt nga kjo gjendje, pasi në fund të fundit, asnjë nga ekipet nuk na ka dominuar në fushë”.

Kështu është shprehur Daja pas humbjes./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 23:19