Ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur në një intervistë për SportMediaset, ku u ndal te eksperienca e tij me kuqezinjtë dhe te ajo që e pret klubin, në një moment kur po zhvillohet një ristrukturim i plotë në nivel drejtues.
Pas një sezoni në të cilin Milani nuk arriti të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e klubit vendosën të largojnë si Taren, ashtu edhe Allegrin. Në këtë kontekst, ish-drejtori sportiv shqiptar ndau vlerësimin e tij për trajnerin italian dhe për periudhën e kaluar te klubi.
Të lidhura
None found
“Ai [Allegri] është i klasit të parë, vendimi i Napolit ishte i mençur, në përputhje me ambiciet që klubi ka dhe duhet të vazhdojë të ketë për sezonin e ardhshëm”, u shpreh fillimisht Tare.
Më tej, ai theksoi se situata të tilla janë normale në botën e futbollit dhe në natyrën e profesionit. Sipas tij, që prej vitit të kaluar Allegri ishte ndër emrat e mundshëm për Napolin, ndaj lidhja mes palëve kishte mbetur aktive.
“Unë dhe Max flasim shpesh, çdo dy ose tre ditë telefonojmë njëri-tjetrin: kemi bërë disa gabime, por Allegri është një trajner që ka bërë shumë mirë në historinë e futbollit italian dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.
Tare shtoi gjithashtu se dëshira e tij është që Milani të arrijë stabilitet dhe të ndërtojë një plan serioz për të ardhmen.
I pyetur për Leaon, ai tha se nuk është i sigurt nëse është e drejtë apo jo që lojtari të kërkojë përvoja të reja, por nënvizoi se kur lind një dëshirë e tillë, kjo tregon se raporti ka përfunduar dhe se cikli ka marrë fund. Sipas tij, cilësitë e futbollistit nuk vihen në diskutim, por ai duhet të gjejë më shumë vazhdimësi në ndeshje, pasi është një lojtar që mund t’i vendosë ato i vetëm. Tare shtoi se këtë vit kjo nuk ndodhi, edhe për shkak të problemeve fizike që kishte lojtari.
Ndërkaq, pak ditë më parë Milani zyrtarizoi trajnerin e ri: portugezi Ruben Amorim do të marrë vendin e Max Allegrit në stolin e kuqezinjve. Megjithatë, gjendja brenda klubit mbetet ende e papërfunduar dhe në fazë përcaktimi.
