Mourinho synon një tjetër mesfushor te Real Madridi, tre emra në krye të listës

Jose Mourinho i ka përfunduar tashmë katër afrime, por për të plotësuar skuadrën e tij për sezonin 2026/27, trajneri portugez kërkon edhe një mesfushor tjetër të nivelit të lartë.

Sipas ESPN, Real Madridi synon që gjatë kësaj vere të firmosë me një mesfushor qendror elitar, ndërsa në listën e objektivave kryesorë janë Enzo Fernandez, Mateus Fernandes dhe Ayyoub Bouaadi.

Të lidhura

None found

Pas marrjes së kontrollit të plotë mbi lëvizjet në merkato te madrilenët, Mourinho ka nisur të përcaktojë vetë emrat që dëshiron të sjellë në ekip.

Enzo Fernandez e ka pasur ëndërr të luajë për Los Blancos, megjithatë pengesa më e madhe mbetet vlera prej 130 milionë eurosh që Chelsea kërkon për të.

Një tjetër alternativë është Fernandes i West Hamit, një profil që Mourinho e vlerëson shumë dhe që ua ka propozuar drejtuesve të Real Madridit, ndërsa “Hammers” e çmojnë kartonin e tij në 80 milionë euro.

Po ashtu, vëmendjen e Real Madridit e ka tërhequr edhe talenti i Lille, Bouaddi, i cili aktualisht po spikat fuqishëm me Marokun në Kupën e Botës 2026.

Los Merengues e dinë se, përpara se të realizojnë nënshkrime të tjera, duhet të kryejnë shitje të rëndësishme, duke qenë se këtë verë kanë afruar tashmë disa lojtarë të rinj.


grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetjojobetzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet