Zlatan Ibrahimovic duket se nuk ka ndërmend të heq dorë nga Milan apo nga futbolli i luajtur.
Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Milan ka mundur t’i zgjasë kontratën suedezit edhe për një sezon tjetër.
40-vjeçari nuk dëshiron të largohet ende nga futbolli, edhe pse vet e ka kuptuar disa herë dhe e ka thënë se fiziku nuk është më i njejti.
Zlatan Ibrahimovic, siç ishte planifikuar, ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Milanin deri më 30 qershor 2023.
Suedezi do të marrë një pagë prej 1-1.5 milionë plus bonuse në lidhje me paraqitjet dhe golat. Njoftimi zyrtar pritet në orët në vijim./h.ll/albeu.com