Daniele de Rossi, ish-mesfushori i Romës dje gjatë ditës është shtrirë në spital për shkak të simptomave të Covid-19.
Legjenda italiane ka folur me miqët e tij në rrjetet sociale dhe ka treguar gjendjen e tij shëndetësore.
“Unë erdha në spital sepse kisha simptoma, të cilat nuk u zhdukën. Nuk jam në fazën ekstreme, por nuk është një covid që trajtohet në shtëpi. Në shtëpi nuk isha mirë, gati sa nuk më ra të fikët. Prandaj erdha në spital dhe pamë se kisha virusin. U frikësova paksa”, ka thënë De Rossi.
Ndërkohë drejtoria e Institutit të Spallanzanit, Francesco Vaia ka thënë se De Rossi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet mirë.