I infektuar me Covid-19, legjenda braziliane shtrohet në spital

Ish-sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano është infektuar me virusin, Covid-19.

Legjenda braziliane nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shtruar në një spital në Sao Paulo.

 

 

Lajmin e konfirmoi vet futbollisti i cili tha se me të vërtetë gjendet në spital pas infektimit.

“Unë jam me të vërtetë në spital. Por jam mirë dhe ata po kujdesën mirë për mua. Dashtë Zoti, unë do të largohem së shpejti”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Fabiano u pensionua nga futbolli gjatë vitit 2017 sa ishte pjesë e Vasco da Gama. 40-vjeçari luajti për klube, si: Porto, Sao Paulo, Rennes, Sevilla, Tianjin Quanjian.


Shtuar 25.03.2021 09:10