Humbën ndaj Laçit, drejtuesit rumun shkarkojnë trajnerin e Univ. Craiova (FOTO LAJM)

Drejtuesit e klubit rumun të Univ. Craiova, nuk e kanë përtypur disfatën ndaj kurbinasve duke marrë një vendim ekstrem për të ardhmen e trajnerit grek dhe të të gjithë stafit të tijë.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi me anë të nj komunikate zyrtare. Në këtë mënyrë nga klubi largohet dhe Bledar Kola i cili është pjesë e pandashme e teknikut Uzunidis.

Të gjithë në Rumani ishin me sy nga kundërshtari në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Anderlehti, por harruan që njëherë duhet kaluar Laçi, me kurbinasit që zhvilluan një paraqitje dinjitoze përballë një kundërshtari shumë të vështirë në ndeshjene luajtur mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena”.

View this post on Instagram

A post shared by UNIVERSITATEA CRAIOVA (@universitateacraiovaofficial)


Shtuar 23.07.2021 18:21