Dani Carvajal ka rrëfyer arsyet që e çuan të largohej nga Real Madridi gjatë verës së këtij viti. Mbrojtësi spanjoll tashmë është pjesë e Getafes.
Pas 13 vitesh me Los Merengues, ai u nda nga klubi në përfundim të një sezoni të vështirë, 2025/26, ku u përball me lëndime dhe me pak minuta në fushë.
Të lidhura
None found
“Nga fundi i sezonit të kaluar e kuptova se, pavarësisht punës në stërvitje dhe minutave që kisha luajtur, nuk po merrja vazhdimësinë në fushë që mendoja se e meritoja. Kështu, së bashku me klubin, vendosëm të ndaheshim”, tha Carvajal.
Ai tregoi se kishte pasur pasiguri edhe gjatë muajve të fundit. “Doja të kisha mundësinë të tregoja veten duke luajtur më shumë, por kuptova se kishte ardhur fundi i kohës sime”, u shpreh spanjolli.
“Sezoni i kaluar ishte më i vështiri. Mungesa e vazhdimësisë, kontrata që përfundonte në qershor dhe ndjesia se po më largohej mundësia për të luajtur në Kupën e Botës — të gjitha këto i shihja qartë. Megjithatë, fle i qetë, sepse e di se dhashë gjithçka”, shtoi ai.
Carvajal luajti në dy ndeshjet e fundit, ndaj Sevillas dhe në ditën e lamtumirës. “U ndjeva mirë. Ndonjëherë mendon se çfarë mund të kishte ndodhur po të kisha pasur më shumë minuta dy muaj më herët”, tha ai.
“Më mbetet një ndjesi e pakëndshme, sepse nuk e di nëse mund të kisha qëndruar edhe një vit në atë nivel te Madridi”, përfundoi spanjolli.








