Higuain tregon prapaskenat: Duhet të zgjidhja mes Milanit dhe Realit

Gonzalo Higuain dhe Milani, një histori që u konsumua shpejt, por sipas asaj që sulmuesi argjentinas raportoi në një intervistë me F12, mund të kishte lindur shumë më herët.

Sulmuesi i Inter Miami tregoi një anekdotë, që e shihte atë si protagonist në kohën e River Plate.

“Unë duhej të zgjidhja nëse do të shkoja te Real Madridi ose te Milani, i cili ishte një ekip i “super galaktikëve”. Pastaj shkova në Madrid dhe mund të kisha përfunduar te Castilla (ekipi i dytë) apo i huazuar në ndonjë ekip tjetër. Por, takimi me Fabio Capellon, trajneri i Realit në atë kohë, ishte vendimtar. Ai më pa në punë dhe pas disa seancave trajnuese më tha: Ti qëndron me ne”, deklaroi Higuain.


Shtuar 24.03.2021 11:29