I dënuar me 9 vite burg në Itali, kush është biznesmeni shqiptar që përfitoi nga pagat e luftës

Ky është shqiptari 41 vjeçar i cili ditën e sotme është arrestuar nga blutë e Durrësit pasi rezulton i dënuar për trafik droge me 9 vite e 3 muaj burg në Itali.

Adrian Kacmoli mësohet se është një biznesmen i njohur në qytetin bregdetar pasi drejton një agjensi turistike. Në Shqipëri, 41 vjeçari gjatë këtij viti të pandemisë ka përfituar dhe nga pagat e luftës që ka dhënë qeveria, për të mbështetur bizneset.

“Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Adrian Kacmoli, 41 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, bën me dije policia.


Shtuar 24.03.2021 11:24