Hidhet shorti i Ligës së Konferencës, klubet shqiptare mësojnë rivalët

Conference League ka hedhur shortin për fazën e parë kualifikuese, me klubet shqiptare që kanë mësuar rivalët e tyre në Europë.

Vllaznia do të ndeshet me skuadrën islandeze të Valur. Partizani “peshkoi” ekipin maltez të Marsaxlokk, ndërsa Tirana do të udhëtojë për në Gjeorgji, aty ku do të ndeshet me Torpedo Kutaisi.

Ndeshjet e këtij raundi të Conference League do të zhvillohen në datat 11 dhe 18 korrik, me datat dhe oraret e sakta që do publikohen nga UEFA më datë 21 qershor.

Valur (Islandë)-Vllaznia (Shqipëri)

Malisheva (Kosovë)- FK Buducnost Podgorica (Mali i Zi)

Partizani (Shqipëri)- Marsaxlokk (Maltë)

FC Torpedo Kutaisi (Gjeorgji) -Tirana (Shqipëri)

FC NOAH (Armeni) -Shkëndija (Maqedoni)


Shtuar 18.06.2024 16:57