E ardhmja e Harry Kane pritet të mbetet e lidhur me Bayern Munichun deri në vitin 2029. Gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio, raporton se sulmuesi dhe klubi kanë gjetur dakordësinë në parim për rinovimin e kontratës.
Të lidhura
None found
Angazhimi që ka aktualisht 33-vjeçari përfundon në vitin 2027. Me marrëveshjen e re, qëndrimi i tij në “Allianz Arena” do të zgjatej me dy vjet të tjerë.
Kapiteni i Kombëtares së Anglisë e ka miratuar vazhdimin e bashkëpunimit me kampionët gjermanë. Tashmë, të dyja palët po punojnë për të mbyllur hollësitë e fundit, përpara se rinovimi të njoftohet zyrtarisht.
Transferimi i Kane nga Tottenham Hotspur te Bayerni u realizua në verën e vitit 2023. Gjatë periudhës me skuadrën bavareze, ai është afirmuar si një nga shënuesit më të spikatur të futbollit evropian.
Me më shumë se 150 gola të shënuar për klubin, sulmuesi anglez ka kontribuar në fitimin e titujve të Bundesligës dhe të Kupës së Gjermanisë.





