Harbohet Samuel Eto, shihni si feston pasi u zgjodh si president federate (VIDEO)

Samuel Eto është shpallur zyrtarisht president i Federatës të Kamerunit të Futbollit. Ish-sulmuesi i Interit dhe i Barcelonës, ka fituar 43 vota ndaj 31 të presidentit aktual Sejdu Mbombu Nijoja.

Në pamje shihet dhe festa e shfrenuar e Etosë ku përzgjidhet zyrtarisht si president i Federatës. Kameruni është shteti organizator i Kupës së Afrikës, ku do të mbahet nga data 9 janar deri në 7 shkurt 2022.

Për kamerunasin është një arritje e madhe kjo përveç karrierës së tij të madhe në futboll, ku ka shkëlqyer me fanellën e Barcelonës dhe të Interit ku me të dyja skuadrat ka arritur të fitojë tripletën.


Shtuar 12.12.2021 13:54