Guardiola heq dorë nga Harry Kane: E pamundur ta kemi në skuadër

Manchester City është duke kërkuar në treg një sulmues si zëvëndësim për Kun Agueron e larguar. City thuhet se ka në plan të parë blerjen e Harry Kane nga Tottenhami.

Por, Pep Guardiola duket se është dorëzuar nga ky plan për shkak të çmimit të lartë të anglezit.

“Me çmimet që ata kërkojnë, është e pamundur, ne nuk mund ta paguajmë atë. Të gjitha klubet kanë një situatë të keqe ekonomike. 115 milionë euro që Tottenham po kërkon për Kane, është vlerë e papërballueshme. Është shumë e mundshme që City mos të blej fare sulmues në këtë afat. Gabriel Jesus dhe Ferran Torres po luajn shumë mirë dhe mund të llogarisim në ta” ka thënë Guardiola./


Shtuar 7.07.2021 11:59