“Nina” e ThreeDots-ave qenka këngëtarja shqiptare? Na e tregoi Flori Mumajesi

“Me ty Nina, Nina, Nina ooo”, me siguri ky ka qenë refreni që ju ka shoqëruar kudo këto ditë. 3 djemtë e “ThreeDots”, Flori, Klajdi dhe Bruno u bënë bashkë pas shumë kohësh për të sjellë një hit veror. Ata publikuan këngën e tyre më të re “Nina”, që publiku e priti në mënyrën më të mirë të mundshme. Kënga e tyre kaloi çdo pritshmëri dhe numëron mbi 7 milionë klikime vetëm në Youtube.

Përveç këngës, edhe kërcimi i djemve u bë shumë viral dhe tashmë është kthyer në një lloj sfide në rrjete sociale.

Por djemtë nuk do të ndalen me kaq, sepse shumë shpejt duket se do të vijë një version i dytë i “Nina”. Flori ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet se në studion e “ThreeDots” është duke punuar këngëtarja e famshme shqiptare, Anxhelina. Ajo shfaqet duke kënduar para mikrofonit, teksa Bruno punon me muzikën nga ana tjetër.

Por në video nuk dëgjohet asgjë, ndërkohë që Flori ka lënë të kuptohet se mund të vijë një tjetër hit veror.

“Nina 2?”, shkruan ai përkrah videos.


Shtuar 7.07.2021 11:56