Granit Xhaka rikthehet në stërvitje me Arsenalin, Arteta zbulon kur do të thirret në skuadër

Arsenali ka marrë një lajm pozitiv gjatë ditës së shtunë pasi mesfushori Granit Xhaka është rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën.

Xhaka parashikohej të mos luante deri në vitin 2022, megjithatë ai ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, duke u rikthyer shumë më të shpejtë se që është pritur.

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka treguar se kur do të jetë i aftë për të filluar ndeshjen pas rikthimit në stërvitje.

“Këtë javë ai ka përparuar sërish në një nivel tjetër, dhe nesër do të vlerësojmë se si është, do të bisedojmë me të dhe do të vendosim se kur është momenti më i mirë për të filluar.

I pyetur nëse do të ishte një nxitje rikthimi i Xhakës: “Po, do të jetë dhe na mungon, ai është një nga liderët tanë, një nga lojtarët e vjetër që i shton diçka shumë të vlefshme skuadrës dhe shpresojmë se mund ta kthejmë atë së shpejti”, ka theksuar menaxheri spanjoll.


Shtuar 4.12.2021 17:30