Gosens tek Inter, pritet firma dhe vizitat mjekësore

Robin Gosens do të jetë lojtari më i ri i klubit zikaltër.

Anësori i Atalantës do të jetë në Milano sot ose nesër për të përfunduar transferimin e tij te kampionët e Italisë. Marrëveshja u arrit për 25 milion euro dhe mbetet për t’u përcaktuar vetëm mënyrat e pagesës dhe detajet e mbetura burokratike.

Më pas do të jetë koha e ekzaminimeve mjekësore për anësorin gjerman, sigurisht diçka e rëndësishme duke marrë parasysh dëmtimin që ai ka patur për 3 muaj.

Nëse nuk ndryshon programi, Gosens do të kryej vizitat mjekësore të premten./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.01.2022 08:03