Trajneri legjendar feston sot 59 vjetorin, e gjeni dot për cilin bëhet fjalë?

Sot feston ditëlindjen e tij të 59-të “the special one”, Jose Mourinho.

Tekniku portugez ka lënë gjurmë në historinë e futbollit me arritjet e tij në këtë sport duke fituar disa trofe. Ai shënoi emrin e tij në histori me Porton ku fitoi edhe Champions League. Me klubin portugez ai zhvilloi 126 ndeshje, 90 fitore, 21 barazime dhe 15 humbje.

Gjithashtu ai ka qënë trajner i Chelsea, Inter, Real Madrid dhe tashmë Roma.

Me Interin Mourinho bëri mrekullinë te klubi zikaltër ku fitoi tripletën e famshme ku asnjë ekip italian nuk e ka bërë tani. Ai fitoi në sezonin 2010 me Interin trofeun e Champions League, Seria A dhe Kupën e Italisë./ h.ll/albeu.com

Shtuar 26.01.2022 08:19