“Mos u qurravit se je burrë”, çfarë i tha Fifi Donaldit në vesh?

Fifi ka hyrë mbrëmjen e sotme brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’, për një suprizë për Monika Lubonjën me të cilën krijoi një miqësi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Por, përveç Monikës, Fifi takoi edhe banorët e tjerë, për të cilët tha se e kishte marrë malli dhe nuk i kurseu disa komente ndaj tyre.

“Jam dobësuar i kam humbur dy kile”, i thotë Arjolës teksa e përqafon.

Një përqafim prekës ishte edhe ai me Donaldin, teksa dëgjohet që i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”.

Shtuar 25.01.2022 23:54