Goli dhe dashuria e tifozëve, Broja: Jam shumë i lumtur, jam në kampionatin më të fortë në botë (VIDEO)

Armando Broja vazhdon formën e mrekullueshme edhe këtë vit të ri. Shqiptari shënoi ditën e djeshme në fitoren e Southampton ndaj Brentford me rezultatin 4-1.

Ky ishe goli i pestë sezonal në Premier League dhe i shtati në të gjitha kompeticionet duke qenë momentalisht golashënuesi i skuadrës.

Pas ndeshjes në një video drejtuar tifozëve Broja ka shpjeguar momentin e golit si edhe marrëdhënien e ngushtë me tifozët e Saints.

Ishte një top i mrekullueshëm nga Oriol Romeu. E dija se mbrojtja ishte mjaft e hapur, kështu që nuk e mendoja se do të më kapnin nga aty. Ishte një gol i mirë ndaj jam i lumtur. Kur ishte 2-1, ata po ecin përpara dhe gjithmonë mund të arrijnë një gol me fat, i cili ndryshon lojën, kështu që kur shënoni një gol të tretë, mund të vazhdoni”.

Është nder të luaj në Ligën Premier për një klub kaq të mirë dhe të jem pranë një klubi si ky dhe lojtarëve të tillë. Jam mirënjohës që jam pranë ekipit. Unë po përpiqem të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola, kjo është gjithçka që mund të bëj”.

“Tifozët? Është e mrekullueshme, nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh tifozët pas teje, është e mahnitshme, të prek zemrën dhe të kem atë përgjigje, jam shumë mirënjohës për ta”.

Unë jam i ri dhe prandaj është e rëndësishme që të qendroj me këmbë në tokë. Kam ardhur nga liga holandeze në Ligën Premier dhe prandaj është një hap i madh. Është e mrekullueshme. Jam në kampionatin më të fortë në botë dhe prandaj është shumë e vështirë, por unë thjesht po shijoj futbollin tim”, ka thënë Broja. r.t/albeu.com

 


Shtuar 12.01.2022 08:45