Manchester United shënoi fitore komode në shtëpi ndaj Burnley me rezultat 3 – 1.
“Djajtë e Kuq” arkëtuan pikët e plota falë golave të McTominay, autogol i Mee dhe Cristiano Ronaldo.
Pas kësaj fitore, ka reaguar edhe Ronaldo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Mënyra më e mirë për të mbyllur vitin! Fitore e madhe dhe gol”, shkruajti portugezi.
Kështu, Ronaldo e mbylli këtë vit kalendarik me 47 gola në total.