Goditja e dënimit që u bë hit në rrjetet sociale (VIDEO)

Kjo goditje e dënimit e ekzekutuar në Japoni është bërë hit në rrjetet sociale dhe është publikuar nga të gjitha mediat kryesore botërore.

Skuadra Takagawa Gakuen bëri lëvizjen mahnitëse në ndeshjen e tyre kundër skuadrës Star Ridge.

Pasi një lojtar i Takagawa Gakuen u pengua në krahun e djathtë, një grup lojtarësh formuan një rreth në anën tjetër të zonës, duke u kapur për dore dhe duke vallëzuar rreth e rrotull ndërsa shoku i tyre i skuadrës përgatitej ta ekzekutonte goditjen e lirë.

Lojtarët e Star Ridge ishin krejtësisht të hutuar, me mbrojtjen në rrëmujë të plotë, pasi lojtarët u rreshtuan pa idenë se çfarë mund të prisnin nga kundërshtarët.

Pikërisht kur sulmuesi filloi vrapimin e tij, rrethi u shpërnda papritmas, me sulmuesit që vrapuan drejt portës në të gjitha drejtimet me një kohë të përsosur dhe duke e çuar mbrojtjen kundërshtare në një huti të plotë.


Shtuar 30.12.2021 17:03