Duke folur për “France TV Sport”, sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud foli gjithashtu për mungeën e Paul Pogba në Kupën e Botës me Francën.
“Mungesa e Paul do të jetë e rëndë gjatë Kupës së Botës, por jo vetëm e tij. Do të jetë edhe kante me Nkunku të cilët do të mungojnë. Ne duhet të mendojmë për ta dhe të bjëmë maksimumin gjatë këtij turneu që ata të ndjehen krenarë.
Pogba zë një pozicion të rëndësishëm për ne, ai ka një personalitet dhe karizëm të jashtëzakonshëm, tani do të duhet të kemi lider të rinj. Unë jam një vëlla i madh për të rinjtë”, është shprehur Giroud./h.ll/albeu.com