“Gelsenkirchen është gati për ju”, klubi i njohur tenton të joshë Bale me fushë luksoze të golfit (FOTO LAJM)

Schalke po tenton të bind Gareth Balen që të transferohet në këtë verë në skuadrën e tyre.

Skuadra që nga edicioni i ri luan në Bundesliga 2, shpreson që sa më shpejt të rikthehet në elitën e futbollit gjerman.

Lojtari 31-vjeçar përfundoi rrugëtimin në Euro 2020, pasi Uellis pësoi humbje 4-0 nga Danimarka, e që do t’i fillojë pushimet.

 

Kontrata e tij me Real Madridin përfundon edhe 12 muaj, derisa në edicionin e kaluar ishte në huazim te Tottenhami.

Kështu, Schalke përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka bërë me dije se ka një fushë të golfit në dispozicion.

“Gelsenkirchen është gati për ju, Gareth”, thuhet në postimin e skuadrës gjermane, derisa në foto është një fushë e golfit, sport ky që pëlqehet shumë nga lojtari.

Madje, edhe tifozët e Schalkes kanë bërë thirrje për Bale që ai të kalojë te Schalke, me disa pankarta në duar.


Shtuar 27.06.2021 23:58