Formacionet e mundshme: Fundjava rezervon supersfidën Juve-Milan (FOTO LAJM)

Java e katërt në Serie A, do të sjellë derbin e madh italian mes Juventusit dhe Milanit.

Juventusi në këtë takim futet pas fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Malmos, teksa Milani u mposht nga Liverpooli.

Pas 3 javësh në Serie A, Juventusi nuk ka marrë ende pikë të plota duke pësuar dy humbje dhe një barazim.

Skuadra bardh e zi ka pasur një start të dobët në Serie A dhe synon të gjejë fitoren e parë përballë Milanit që është në formë të lartë.

“Kuqezinjtë” pas 3 ndeshjeve kanë 3 fitore duke grumbulluar nëntë pikë. Milanit në këtë takim, do t’i mungojë sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

Kampioni në fuqi, Interi do të kërkojë të kthehet te fitorja të shtunën në shtëpi ndaj Bolognas.

Roma do të synojë fitoren e katërt rresht në kampionat në udhëtim te Verona.

Lazio, të dielën do të ketë punë me Cagliarin, ndërsa Empoli e pret Sampdorian.

Kjo javë do të mbyllet të hënën mbrëma me duelin ndërmjet Udineses dhe Napolit. /albeu.com/


Shtuar 17.09.2021 19:38