Zvicra dhe Kanadaja zbresin në këtë përballje me të njëjtin objektiv, vendin e parë në renditje, ndërsa pak çaste para nisjes së takimit janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.
Ndeshja pritet të sjellë ritëm të lartë, intensitet dhe përplasje të shumta në repartin e mesfushës.
Të lidhura
None found
Skuadra e Zvicrës paraqitet me një rreshtim të ekuilibruar dhe me eksperiencë në çdo repart. Në portë është Kobel, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Jaquez, Elvedi, Akanji dhe Ricardo Rodríguez.
Në mesin e fushës janë vendosur Xhaka dhe Freuler si pika referimi, me Manzambi dhe Sow që plotësojnë repartin për t’i dhënë më shumë energji dhe dinamizëm ekipit. Në vijën e parë trajneri i ka besuar Vargas dhe Embolo.
Në anën tjetër, Kanadaja vjen me një formacion të konsoliduar dhe të strukturuar mirë. Crépeau është në portë, ndërsa në repartin defensiv aktivizohen Johnston, De Fougerolles, Cornelius dhe Laryea.
Në mesfushë luajnë Choiniere, Saliba, Buchanan dhe Ali Ahmed, ndërsa në sulm vendoset dyshja e rrezikshme Jonathan David dhe Cyle Larin.
Zvicra: Kobel; Jaquez, Elvedi, Akanji, Ricardo Rodríguez; Xhaka, Manzambi, Sow, Freuler; Vargas, Embolo
Kanadaja: Crépeau; Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea; Choiniere, Saliba, Buchanan, Ali Ahmed; Jonathan David, Larin.
