Flamurtari triumfoi 2-0 ndaj Istogut 03 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin e Tropojës. Golat e skuadrës vlonjate u shënuan nga Berisha dhe Llajaj.
Kuqezinjtë realizuan nga një gol në secilën pjesë, duke dhuruar një paraqitje pozitive. Ekipi ka pësuar ndryshime të shumta në organikë, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve është zëvendësuar, ndërsa trajneri Oltijon Kërnaja ka për detyrë ta rikthejë Flamurtarin në Superiore.
Të lidhura
None found
Rezultati përbën një sinjal inkurajues për vlonjatët, të cilët duhet të punojnë shumë për të siguruar kthimin në elitën e futbollit shqiptar.
