Barcelona intensifikon përpjekjet për shitjen e mesfushorit, synon 40 milionë euro

Për të siguruar më shumë hapësirë financiare për përforcimet e parashikuara në këtë afat kalimtar, Barcelona po përpiqet të sistemojë largimin e disa futbollistëve.

Të lidhura

None found

Mes emrave që mund të ndahen me klubin është Marc Casado, mesfushori 22-vjeçar i formuar në akademinë e Barcelonës.

Raportimet në Spanjë bëjnë të ditur se trajneri Hansi Flick nuk e ka Casadon në planet e tij, ndaj drejtuesit katalanas po e vlerësojnë seriozisht shitjen e lojtarit.

Për kartonin e tij, Barcelona synon të arkëtojë rreth 40 milionë euro. Klubi ka vendosur tashmë kontakte me dy skuadrat saudite, Al Hilal dhe Al Ahli.

Megjithëse ka interesim nga Arabia Saudite, Casado nuk dëshiron të nxitohet për të përcaktuar të ardhmen e tij.

Preferenca e mesfushorit është të transferohet te një klub që luan në garat evropiane, prandaj ai do të presë për të parë nëse do të mbërrijnë oferta konkrete nga Evropa.

Për 22-vjeçarin, i cili është rritur në akademinë e Barcelonës, mundësia e largimit nga klubi nuk ka qenë e lehtë për t’u pranuar.

Sidoqoftë, Casado ka vendosur të mos i krijojë pengesa Barcelonës në përpjekjen për ta përfunduar transferimin dhe për të përmirësuar gjendjen financiare.

Agjentët e tij pritet t’u paraqesin drejtuesve të klubit alternativat që mund të ofrohen nga skuadrat evropiane.

Nëse asnjë klub evropian nuk pranon të paguajë shumën prej 40 milionë eurosh të kërkuar nga katalanasit, Barcelona mund t’u rikthehet bisedimeve me Al Hilal ose Al Ahli.

Sipas raportimeve, drejtuesit blaugrana duan ta mbyllin këtë çështje deri më 20 gusht. Të ardhurat nga shitja e Casados do t’i krijonin Barcelonës hapësirë më të madhe financiare për të provuar transferimet e Rodrit dhe Julian Alvarezit.


Shtuar 12.08.2026 21:59

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetcup girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş