FA Cup/ Man.United mposht minimalisht Aston Villan dhe kalon në raundin tjetër (VIDEO)

Manchester United ka marrë një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme.

Në kuadër të 1/32 të Kupës FA, Manchester United ka shënuar fitore minimale ndaj Aston Villa.Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e tetë të takimit, nga mesfushori Scott McTominay.

Aston Villa gjeti golin e barazimit në minutën e 51’, por VAR-i vendosi të anulonte golin për një pozitë jashtë loje.

Skuadra e Ralf Rangnick administroi mirë avantazhiin deri në fund të ndeshjes dhe tashmë kalon në fazën tjetër. r.t/albeu.com


Shtuar 10.01.2022 23:10